Llogaria për fëmijë është llogari kursimi që u dedikohet fëmijëve deri në moshën 14 vjeçare. Kjo llogari u mundëson prindërve kursimin e parave për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për fëmijët e tyre.

 

Çka përfiton fëmiu?

- Me rastin e hapjes së llogarisë, fëmiut i dhurohet NLB Arka për kursim

- Zhvillon kulturën e të kursyerit

- Fillon të mësojë për bankën që në fëmijëri

Krijon partneritet me NLB Prishtina që në fëmijëri, partneritet ky që do t’i shërbejë edhe gjatë shkollimin dhe më vonë

Shumat e deponuara nga prindërit dhe të afërmit tjerë, si dhe fitimi nga interesi i bankës i shërbejnë për një të ardhme më të mirë

 

Informata të rëndësishme

 

- Llogaria e kursimit për fëmijë hapet nga njëri prind / kujdestar

- Llogaria hapet në emër të fëmiut

- Autorizimet e plota në llogari i ka prindi / kujdestari

- Norma e interesit është 3.0 % vjetore

- Interesi përshkruhet ne llogari në baza mujore

 

Deponimet mund të bëhen përmes sportelit, urdhëresës së përhershme, si dhe përmes NLB e-klik (E-banking)

Vlera minimale me rastin e hapjes së llogarisë është 10 €, ndërsa deponimet tjera mund të bëhen në çfarëdo shume dhe kohe që i konvenon prindit apo deponuesve tjerë

Mundësia e tërheqjes nga llogaria e kursimit, sipas nevojës

 

Dokumentacioni i nevojshëm

- Certifikata e lindjes së fëmiut

- Dokumenti i identifikimit të njërit prind / kujdestarit

 


NLB Prishtina sh.a © 2009-2011
Developed by:Milot Kurshumliu - Cards & E-Banking Sector